English

Bode: Kasat detyrim ligjor për konkurrencën e lirë. Protesta e nxitur nga PS

Tiranë, 23 shtator, NOA – Ndërsa protesta e tregtarëve të vegjël vijonte para Medresesë në kryeqytet për të dytën ditë radhazi, ministri i Financave Ridvan Bode e mbrojti vendimin e qeverisë për vendosjen e kasave fiskale si një vendim në respektim të konkurrencës së lirë në treg.

Në reagimin e tij në seancën plenare të kuvendit, ministri Bode tha se protesta e tregtarëve është e nxitur politikisht nga deputetë socialistë, vetëm për të shkaktuar kaos në vend.

Vendosja e kasave fiskale është një proces ligjor tha zoti Bode në kuvend, andaj implementimi i saj tek bizneset është një detyrim i administratës.

Ministri i financave bëri me dije se Shqipëria do të marrë pjesë në bordin e drejtorëve të FMN-së, për të dhënë sipas tij, ndihmesën e vet ndaj vendeve me politika makroekonomike jo të shëndosha për ekonomitë e këtyre vendeve.

Kjo ftesë sipas Bodes është një ftesë për të mbështetur buxhetin e qeverisë e për të marrë kredi me norma të ulëta interesi.

Në këtë kontekst, ministri i Financave i cilësoi qesharake akuzat e Partisë Socialiste në kundërshtim me politikat ekonomike që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

mit/NOA
KOMENTE