Siçili, 24 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Një grua, e cila dyshonte në daljet e shumta dhe të vona të bashkëshortit të saj vendosi ta ndiqte atë. Në ndjekje e sipër ajo vuri re se partneri i saj shkonte në një lokal nate dhe më pas shoqërohej me një vajzë të re.
Hetimet e autoriteteve në Altopascio, një provincë në Luca, bënë të ditur më pas se bëhej fjalë për një xhiro prostitutash.
Kështu lokali i natës mund të themi se ka qenë vendi i parë i takimit për to dhe më pas ata kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Pas denoncimit që i bëri vetë gruaja, policët vazhduan në hetime të mëtejshme për të zbuluar më gjerë këtë rrjet.
Është bërë e ditur se takimi fillonte në brendësi të klubit dhe më pas marrëdhëniet seksuale konsumoheshin jashtë tij.
Më pas autoritetet arrestuan dhe pronarin e klubit një 49 vjeçar nga Siçilia, me akuzën e favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
r.b/NOA