English

Fier, dy punonjësit vjedhin xhiron ditore të karburantit, bëjnë kallëzim të rremë

Fier, 23 shtator, NOA – Për kallëzim të rremë lidhur me vjedhjen e një sasie parash në një karburant, janë prangosur sot nga policia e Fierit dy persona.

Policia e qytetit bën të ditur se personat në fjalë janë 21 vjeçari Endri Balla, lindur dhe banues në Patos si dhe 22 vjeçari Klevis Gropa, edhe ky lindur e banues në Patos të Fierit.

Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se arrestimi i dy të rinjve u bë pasi ata kishin bërë kallzim të rremë duke mashtruar, lidhur me ngjarjen e ndodhur në një pikë karburanti pranë stacionit të autobuzave, ku shtetasit në fjalë, punonjës të kësaj pike në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur me anë të mashtrimit rreth 394.000 lekë nga xhiroja ditore.

Madje përmes kallëzimit të rremë këta dy shtetas rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm kishin mashtruar policinë, duke thënë se një person i tretë i maskuar kish hyrë me armë në karburant e u kishte vjedhur paratë e xhiros ditore.

Në bazë të hetimeve rezultoi se kallëzimi i dhënë ishte i gënjeshtërt dhe shuma e vjedhur u gjet e fshehur prapa pikës së karburantit ku ata punonin.

mit/NOA
KOMENTE