Hagë, 23 shtator, NOA – Në datën 26 tetor, palët e gjykimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj do të mblidhen në Hagë për të për të përcaktuar edhe datën finale të rigjykimit të tij.
Vendimi u mor sot gjatë seancës statutore ndaj tij, si edhe si dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Nga ana e tij, avokati i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar fillimin sa më të shpejtë të rigjykimit, ndërsa si datë e mundshme është përmendur 4 nëntori.
Ndërsa dy vjet më parë, Haradinaj ishte liruar si i pafajshëm nga të 37 akuzat që e ngarkonin para gjykatës së Hagës, një vendim i lëshuar prej saj në datën 21 korrik kërkoi rigjykimin e tij.
n.e/NOA