Lezhë, 23 shtator, NOA – Ndërsa udhëtonte duke patur brenda makinës të tij të fshehur një pistoletë dhe 3 fishekë, një person është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë së Lezhës.
Ngjarja nbëhet me dije prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i arrestuari mban inicialet K.LL, 15 vjeç, me banim në qytetin e Mamurrasit.
Arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Fiat Punto, me targa AN 944 FP në të cilin po lëvizte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë dhe 1krehër me tre fishekë.
Materialet rreth të ndaluarit do t’i kalojnë prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.
n.e/NOA