Update - Gjërat duket se po ecin mirë për miliarderët në Shtetet e Bashkuara, nisur nga fakti se më shumë se gjysma prej tyre, kanë arritur të shtojnë përfitimet vjetore.
Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në Amerikë, në krye të së cilës, për të 17 herë me radhë, sërish gjendet Bill Gates, themelues i Microsoftit, me një pasuri prej 54 miliardë dollarësh amerikanë – 4 miliardë më shumë se vitin e kaluar. Në vendin e dytë, gjendet investitori Warren Buffet, me 45 miliardë dollarë, të cilin e pason Larry Ellison, themelues i Oracle, me 27 miliardë dollarë. Në vendin e katërt ndërkaq, gjendet Christy Walton, trashëgimtare e pasurisë së themeluesit të dyqaneve zinxhirore Walmart, me një pasuri prej 24 miliardë dollarësh. Mark Zuckerberg, themelues i Facebook-ut, i rradhitur këtë vit në vendin e 35-të, ka shënuar nivelin më të lartë të shtimit në fitim, duke e trefishuar pasurinë e tij, nga 2 miliardë sa kishte vitin e kaluar, në 6.9 miliardë dollarë. Manjati i medias, Oprah Winfrey, radhitet në vendin e 130-të dhe është një nga 42 femrat në listën e publikuar, raporton radio Evropa e Lire.
Kalifornia mbetet shteti me më së shumti miliarderë në Shtetet e Bashkuara, gjithsejt 83, në mesin e tyre edhe Meg Whitman, me 1.2 miliardë dollarë, kandidate republikane për guvernatore shteti në zgjedhjet e nëntorit. Lista e dhjetëshes së parë, sipas revistës “Forbes”. 1. Bill Gates, Microsoft, 54 miliardë dollarë. 2. Warren Buffett, Berkshire Hathaway, 45 miliardë dollarë. 3. Larry Ellison, Oracle Corp, $27 miliardë dollarë. 4. Christy Walton dhe familja, Wal-Mart 24 miliardë dollarë. 5. Charles Koch, Koch Industries, 21.5 miliardë dollarë. 6. David Koch, Koch Industries, 21.5 miliardë dollarë. 7. Jim Walton, Wal-Mart, 20.1 miliardë dollarë. 8. Alice Walton, Wal-Mart, 20 miliardë dollarë. 9. S. Robson Walton, 19.7 miliardë dollarë. 10. Michael Bloomberg, Bloomberg LP, 18 miliardë dollarë.