English

Mbërrin në Itali “bankomati i arit”

Milano, 23 Shtator, NOA - Është prezantuar sot në aeroportin Orio al Serio të Bergamos "Gold to go vending machine”, “bankomati i arit”. Pas distributorit automatik të picave, në këtë aeroport vjen dhe makineria që "prodhon" shufra prej ari. Bankomati në fjalë është vendosur për herë të parë në fund të majit të kaluar në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Distributori automatik i metalit të verdhë shpërndan menjëherë dhjetë variante të ndryshme kallëpesh prej ari 24 karat, në prerje: një, pesë dhe dhjetë gram. Makineria është e lidhur me një dyqan gjerman online “gold-markt.de” dhe këmben çmimet në kohë reale. Gjithashtu janë në dispozicion edhe 6 monedha (22 dhe 24 karat ) me një peshë maksimale një ons (28, 35 gram). Përdorimi është i krahasueshëm me atë të një makinerie normale shitjeje, si ajo e pijeve.

Sot në të njëjtën kohë është bërë prezantimi i "Gold to go vending machine” dhe në hotelin Westin Palace, Madrid. Kjo makineri gjendet vetëm në pesë vende të botës: Abu Dhabi, Moskë, Frankfurt dhe Spanjë.

a.e./NOA

KOMENTE