Tiranë, 23 shtator, NOA – Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur para pak minutash në një takim aleatët e tij opozitarë për të përcaktuar strategjinë e aksionit të ardhshëm të opozitës kundër qeverisë, në kuadrin e situatës më të fundit politike të krijuar në vend.
Bëhet me dijeni paraprakisht nga burime pranë takimit për agjencinë e Lajmeve NOA se të pranishëm në të janë kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi; kreu i Demokraisë Sociale Paskal Milo; kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule; kreu i G99-ës Erion Veliaj dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.
Pritet që ata të diskutojnë mbi një platformë të përbashkët veprimi opozitare, referuar zhvillimeve më të fundit politike në vend.
Ky është takimi i parë i aleatëve të opozitës, që pas përfundimit të protestave në muajin maj, të cilat konkluduan me një grevë urie 21 ditëshe para godinës së Kryeministrisë.
E ndërsa vera kaloi, situata politike rezultoi me një tur negociatash mes dy partive kryesore politike në vend, PS dhe PD për zgjidhjen e krizës politike, e cila mesa duket nuk ka mbërritur dot, megjithë takimet Patozi-Ruçi...(vijon)
n.e/NOA