Tiranë, 23 shtator, NOA – “Deri tani janë përmbushur detyrimet për heqjen e vizave, por kjo nuk është gjithçka, pasi është vetëm një stacion drejt integrimit të plotë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”.
Kështu e ka përshkruar procesin e integrimit të vendit tonë, fazën aktuale nmë të cilën ai gjendet, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të kësaj force politike, ku u prezantuan kandidatët për kryesimin e degës së LSI-së së Tiranës.
Mësohet se ata janë prof. Shezai Rrokaj dhe prof. Edmond Panariti, të cilët do të votohen në datën 26 tetor, nga anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Duke i vlerësuar që të dy kandidatët, për potencialet e mëdha që secili ka prej tyre, Meta i kërkoi anëtarësisë së LSI-së që ta kthejë ditën e 26 tetorit në një ditë zgjedhjesh me standarde evropiane, siç i kanë të tilla të gjitha forcat politike progresiste evropiane.
n.e/NOA