English

Nju Jork, kryeministri Berisha takohet me homologun japonez, Naoto Kan

Nju Jork, 23 shtator, NOA - Në vijim të vizitës në Nju Jork, Kryeministri Berisha pati një takim të shkurtër me Kryeministrin e Japonisë Naoto Kan.

Kreu i qeverisë, i shprehu kryeministrit Kan mirënjohjen për ndihmën që Japonia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, me financimin dhe zbatimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme si në bujqësi, shëndetësi, arsim, infrastrukturë etj..

Ndër të tjera kryeministri Berisha e ftoi Kryeministrin Kan për një vizitë në Shqipëri, vizitë e cila u mirëmprit nga homologu japonez Kan, i cili sakaq garantoi se vizita e tij do të vijë padyshim në një kohë të përshtatshme.

mit/NOA
KOMENTE