English

Opozita në Kuvend akuzon mazhorancën: Shkelët ligjin me votimin e pronave!

Tiranë, 23 shtator, NOA – Votimi i ligjit të pronave gjatë seancës së kaluar plenare prej deputetëve të mazhorancës dy herë, është kritikuar sot me akuza të ashpra nga ana e deputetëve socialistë në seancë plenare.

Deputetja Vasilika Hysi nga ana e saj u shpreh se votimi i dyfishtë tregon dhunimin e votës së deputetëve dhe përmes kësaj, mazhoranca ka manipuluar votat e deputetëve duke e miratuar dy herë dekretin e presidentit.

“Votimi i dyfishtë tregon se ju keni guximin të manipuloni, jo vetëm fletët e votimi por të dhunoni edhe votën e deputetëve të mazhorancës”, theksoi Hysi.

Ndërsa pas saj, deputeti socialist, Saimir Tahiri, akuzoi se mazhoranca ka krijuar një korrupsion parlamentar me trafik dhe blerje deputetësh.

Duke folur në seancën e sotme plenare deputeti Tahiri akuzoi gjithashtu mazhorancën se po korrupton dhe trafikon votat e deputetëve të saj për të zgjidhur hallin e saj me presidentin dhe për të shtuar më tej edhe hallet e shqiptarëve...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE