Tiranë, 23 shtator, NOA - Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë nesër, 24 shtator 2010, në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave duke bërë që në zonat malore të gjenerohen shira të dobët dhe të izoluar.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te shtoje vranesirat si fillim ne zonen bregdetare e me pas i gjithe territori i vendit do te jete nen ndikimin e motit te vranet nderkohe qe ne zonat malore do te kete shira te izoluar. Ne mbremje do te kete shtim te vranesirave dhe shirave ne pjesen me te madhe te vendit. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle renie me 2 grade te temperaturave ne vend.Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugor-jugperendimor ndersa dallgezimi ne det do te jete 2 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te dominohet nga vranesira dhe shira ku Europa veriperendimore si edhe Ishujt britanike do te mbeten me shira me intensitete te larta. Problematike situata do te jete edhe ne rajonin e Mesdheut sidomos ne Italine Jugore ku shirat do te jene ne forme rrebeshi dhe here pas here do te kete edhe shkarkesa me rrufe ndersa Europa juglindore si dhe nje pjese e qendres se kontinentit do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe kalime vranesirash te lehta.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia jugore alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;
Hungaria rrezikon temperatura te ulta dhe mjegull te dendur;
Vendet Nordike do te mbeten me stuhi te forta ere.
n.e/NOA