English

Pasqyra e Shtypit, 23 Shtator 2010

Tiranë, 23 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 23 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme grabitjen spektakolare të bankës “Intesa San Paolo” te 9-Katëshet në Tiranë, përmes një tuneli, e cila u identifikua në kohë nga policia. Ato paraqesin edhe deklaratat e ish-presidentit Meidani për protestat e PS, duke i cilësuar të panevojshme. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i fjalimit të kryeministrit Berisha në SHBA në OKB. Gazetat paraqesin ndërkaq, edhe protestën e tregtarëve ambulantë, kundër vënies së kasave fiskale.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Tregtarët, protesta për kasat fiskale”, i cili citon faktin sesi tregtarët ambulantë të Medresesë kanë reaguar kundër vënies së kasave fiskale, duke organizuar protestë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Tiranë, dështon super-grabitja e bankës”.

“Uji i pijshëm në Vlorë, analizat e mjekëve konfirmojnë epideminë”, është një artikull që citon fakte shtrimet e shumta në spitalet e Vlorës ditët e fundit.

“Ish-presidenti/ Meidani: Lufta politike duhet të përfundojë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Kërkesa nga ERE/Dritat, edhe KESH kërkon rritjen e çmimit”, i cili tregon sesi Koorporata Elektroenergjetike paraqitet pro rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Gërmonin tunel për të vjedhur bankën, kapet ish-gardiani dhe babai i këngëtares”.

“Intervista/ Arben Imami: Nuk ka ndryshim nga NATO për ligjin e SHISH” është një artikull tjetër i kësaj gazete.

“Kadare, çmim për poezinë në Itali” është një artikull tjetër referuar çmimit të marrë dje nga Kadare në Itali “Lerici Pea”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Hajdutët e bankës, vetëm 76 cm i ndanin nga paratë”, i cili tregon sesi vetëm për pak, mund të realizohej grabitja spektakolare e bankës “Intesa San Paolo” te 9-Katëshet në Tiranë, përmes një tuneli.

“Intervista/ Shinasi Rama: S’na duhen Berisha dhe Ruçi, të krijojmë mundësitë për një shans të ri”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Rrëfimi i Sokol Koçiut/ Jeta në qeli me Dritan Dajtin”.

“Beci i TVSH, sherr me Dukën për ndeshjet e Kombëtares” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Qeveria i trembet Strasburgut”, i cili tregon sesi qeveria i trembet fitimit të çështjeve të pronësisë nga ish-pronarët në Strasburg.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Berisha në OKB: Nuk e kemi mundur korrupsionin”.

Ndërsa ngjarja e grabitjes së bankës “Intesa San Paolo” te 9-Katëshet mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Plani për grabitjen e bankës, me tunel”.

“Versionet e reja/ Rinisin kërkimet për Bleona Matën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Meidani: Protestat, konsum i panevojshëm politik i PS”, i cili i referohet intervistës së dhënë nga ish-presidenti Meidani, duke i cilësuar të panevojshme protestat e paralajmëruara të PS-së.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Alibeaj: Ligji i ri, si kërkohet e drejta për pronën”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Votat për Kushtetuesen, rikthehet konsensusi PS-PD”, si edhe ai me titullin “Ylli Bufi: Pse jam zhgënjyer nga Edi Rama”.

n.e/NOA

KOMENTE