English

PD: Ed lepri, politikani më i korruptuar i 20 viteve, fshihet edhe pas “kasave”

Tiranë, 23 shtator, NOA – Selia blu ka denoncuar rishtas për aferën gjobën prej 20 përqind të vendosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për ndërtimin e qiellgërvishtësve prej 35 katesh pranë digës së Liqenit Artificial, një gjobë e cila nxori sipas PD-së hapur aferat korruptive të Ramës me lejet e ndërtimit në kryeqytet për këto 12 vjet qeverisje nga ai.

Në një konferencë për shtyp nga salla e kryesisë së Kuvendit, deputeti demokrat, Osman Metalla tha se “Frikacaku i bashkisë prej dy muajsh, fshihet herë pas kasës dhe herë pas kutisë së Leprit”, duke ironizuar kësisoj edhe daljen e sotme të kreut të Bashkisë si shefi i PS-së në mbrojtje të tregtarëve që kundërshtojnë vendosjen e kasave për bizneset e tyre të vogla.

“Kanë kaluar dy muaj nga publikimi i dokumenteve autentike dhe provës ku Dritan Avllaj, i njohur si lepri i Ramës përmes gjobës 20%, është bërë aksioner tek kullat 35-katëshe të projektuara tek diga, por Mr.20% nuk flet. Ai vetëm fshihet”, theksoi deputeti Metalla.

Deputeti demokrat vijoi të përsërisë së politikani më i korruptuar dhe frikacaku i këtyre 20 viteve, zoti Rama fshihet pas fustanit të grave, pas kasave dhe në kutinë e leprit.

Sipas Metallës, skema mafioze e 20%-it ka plasur në sy të të gjithë shqiptarëve.

“Prerja e gjobës me 20% apo 100 milion euro, në këmbim të projektit të kullave 35-katëshe, e denoncuar dhe nga investitorët ka identifikuar Ed Leprin si kryestrumbullarin e korrupsionit në Shqipëri e Ballkan”, përfundoi deklaratën deputeti i PD-së, Osman Metalla.

mit/NOA
KOMENTE