English

PDI në SHBA, vijon lobimin për rezolutën çame në Kongresin Amerikan

Nju Jork, 23 shtator, NOA – Një delegacion i Partisë për Drejtësi dhe Integrim i përbërë nga kryetari Tahir Muhedini, si edhe anëtarët e kryesisë Galip Taho dhe Indrit Hamiti, ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar lobimin për rezolutën çame në Kongresin Amerikan.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, delegacioni në fjalë, ishte i ftuar në darkën e oganizuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” për nder të vizitës së kryeministrit Berisha dhe delegacionit kosovar të kryesuar nga presidenti Sejdiu.

Në fjalën e rastit, kryetari i “Vatra”-s Gjon Buçaj, veç të tjerash theksoi mbështetjen e diasporës shqiptare në Amerikë për Partinë për Drejtësinë dhe Integrim si një forcë politike që është angazhuar seriozisht në zgjidhjen e çështjes çame.

Këtë takim, e përshëndeti dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Ndërkaq, bëhet me dije se me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan delegacion i Partisë për Drejtësi dhe Integrim do të marrë pjesë në ceremoninë e rastit në 14-vjetorin e krijimit të tij.

n.e/NOA

KOMENTE