English

Prishtinë, “Makiato” identifikon 5 trafikantë për prostitucion dhe 2 viktima kosovare

Prishtinë, 23 shtator, NOA - Një operacion i ndërmarrë nga Drejtoria e Hetimeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Prishtinë ka vënë në pranga pesë persona të dyshuar se kanë trafikuar femra për prostitucion.

Burime nga policia e kosovës thanë për agjencinë NOA se arrestimi i këtij grupi kriminal u finalizua përmes operacionit policor të koduar “MAKIATO”, i zhvilluar në rajonin e Prishtinës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katër persona për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe janë identifikuar dy viktima, dy femra kosovare që lidhen me ngjarjen e ndodhur në 13 shtator të këtij viti.

Njësia Kundër Trafikimit në Gjilan ka arrestuar edhe një tjetër kosovar, një person i kërkuar nga policia, i cili dyshohet për trafikimin e femrave me qëllim prostitucioni që lidhet me ngjarje të ndodhur në muajin korrik.

Policia e Prishtinës jep vetëm inicialet e personave të arrestuar të cilët janë, 37 vjeçari nga Kosova B. L.; 43 vjeçari nga Kosova SH.M.; 33 vjeçari nga Shqipëria F. F.; 45 vjeçari nga Kosova RR.D. dhe 21 vjeçari nga Kosova SH.A.

mit/NOA
KOMENTE