Tiranë, 23 shtator, NOA – Veprat penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritet për organet e prokurorisë, lufta me sukses ndaj së cilave do të arrihet jo vetëm me zbatimin e plotë dhe rigoroz të ligjit por dhe me forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit midis instutucioneve shtetërore si dhe me institucionet e specializuara ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Njw fakt i tillw wshtw theksuar gjatw takimit tw zhvilluar sot mes prokurores sw Përgjithshme, Ina Rama dhe kryetarit tw grupit parlamentar të Miqësisë Britani-Shqipëri, Mark Pritchard.
Gjatë takimit, i cili kisht në fokus shkëmbimin e informacioneve, Rama bëri një pasqyrë të punës së prokurorisë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimit ndërkufitar, trafiqeve të të gjitha llojeve e pastrimit të parave, të sigurimit të kufijve si dhe rolin e prokurorisë në zbatim të këtyre angazhimeve.
Por ndwr tw tjera, u diskutua edhe lidhur me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, për reformat të cilat janë në proces si dhe rolin e Prokurorisë së Përgjithshme në to.
n.e/NOA