English

Ruçi i drejtohet Topit: E sheh mazhorancën nga ke dalë? Po shkel Kushtetutën

Tiranë, 23 shtator, NOA – “I nderuar president i Republikës! E sheh mazhorancën nga ke dalë, që po tregon sesi e shkel Kushtetutën për të cilën ti del garant?”.

Me këto fjalë kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, iu drejtua nga foltorja e parlamentit kreut të shtetit, Bamir Topi, duke i bërë apel për ato që ai i ka cilësuar si shkelje të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës, gjatë votimit për ligjin e pronave në seancën e kaluar.

Duke iu bërë thirrje më pas edhe mbështetësve pronarë të Partisë Demokratike me fjalët “E shihni partinë që keni mbrojtur 20 vjet sesi e dhunon të drejtën për pronën?”.

Më tej, Ruçi ka paraqitur kërkesën e grupit parlamentar socialist, për ndërprerjen e seancës plenare dhe mbledhjes së komisionit të Mandateve dhe Rregullores për ta shpallur si të pavlefshëm votimin e seancës së kaluar plenare për ligjin e pronave dhe rihedhjen e dekretit të Presidentit të Republikës, sërish në votim.

“Ne do të jemi këtu barrikadë për mbrojtjen e ligjit dhe të Kushtetutës”, përfundoi fjalën e tij Ruçi, ndërsa seanca është ndërprerë për disa minuta ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE