VIDEO – Zhurma e parë: “The Bloop”
VIDEO – Zhurma e dytë: “The Hum” Tiranë, 24 Shtator 2010 NOA 01.00 / Rid Bulku - Alienët komunikojnë me ne? Bota është plot tinguj, prodhuar nga çdo gjë, shumica e të cilave janë të njohura nga ne, por ekzistojnë disa tinguj, a zëra që për vite me radhë nuk është dhënë ende një shpjegim, apo të jetë përcaktuar burimi i tyre.
Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar ku sot vijojmë me “Shpërthimet misterioze të Mistpouffers” dhe çdo ditë pas mesnate do të gjeni dhe 5 zërat e tjerë:
Shpërthimet misterioze të Mistpouffers
Janë zëra të dëgjuara nga banorët që jetojnë në zonën afër detit, nga Bangladeshi në Holandë.
Këta zëra misteriozë ngjajnë shumë me të shtënat e një topi apo me një shtrëngatë të fortë, një eksplozion që shpërthen kur qielli është i qetë, pa re dhe në kushte klimaterike të qëndrueshme.
Një nga vendet ku më shpesh mund të dëgjohet zëri është në limanin Fundy në Kanada, por sipas disa dëshmive edhe në vendet e tjera të botës.
Gjatë luftës, është menduar se këto shpërthime vinin nga përdorimi i bombave, por me kalimin e kohëve prezenca e këtij fenomeni i rrëzon këto hipoteza.
Disa të tjerë mendojnë se mund të jetë efekti i impaktit mbi tokën i copave të meteorëve. Dëshmia e fundit e këtij fenomeni vjen nga maji i këtij viti.
{youtube}-T3Y7HfGzEk{/youtube}