SHBA, 24 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Dy mësueset biondina, Sarah Lindsay dhe Audrey Grabarkiewicz, respektivisht nga 42 dhe 44 vjeç, në shkollën elementare “Boiling Springs”, në South Carolina, tashmë rrezikojnë 10 vite heqje lirie dhe kjo pasi akuzohen të kenë organizuar festa të paligjshme në shtëpitë e tyre.
E thënë kështu asgjë nuk mund të tingëllojë si e çuditshme. Elementi anormal në këtë çështje është se të ftuarit ishin të gjithë minorenë dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me dy gratë dhe kjo ndodhte pasi kishin marrë doza të caktuara të alkoolit dhe marijuanës.
Duke u bazuar në burimet mediatike amerikane në këto festa pjesëmarrës ishin dhe djem të moshës 11 dhe 12 vjeçare.
Megjithatë vetëm njëra prej tyre, Sarah Lindsay, ka abuzuar mbi të vegjlit. Kjo është dhe arsyeja pse mbi të rëndon një akuzë më e fortë se shoqja e saj Audrey Grabarkieëicz, e cila është inkriminuar vetëm për korruptim ndaj minorenëve pasi ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me djem deri në moshën 16 vjeç.
Mark Williams, pastor i kishës baptiste në Lake Boëen, në të cilën Audrey jepte mësim, ka deklaruar se ajo është shkarkuar menjëherë nga detyra pasi u arrestua. Ndërsa Sarah ka dhënë dorëheqje vetë në mënyrë vullnetare.
r.b/NOA