English

Topalli i kundërpërgjigjet opozitës: Parlamentarizmi, po punon për reformat

Tiranë, 23 shtator, NOA – Duke reaguar ndaj akuzave të deputetëve të opozitës për votimin e ligjit të pronave në seancën e fundit plenare, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, tha se parlamentarizmi shqiptar po punon për reformat e vendit.

Duke hedhur poshtë akuzat se ajo po e kthen sallën e parlamentit në oborrtare të qeverisë, ajo tha se është pikërisht ky parlament i cili ka miratuar në një kohë rekord ligje dhe reforma, të cilat do të ndihmojnë në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Ndërsa në lidhje me votimin e debatuar të ligjit të pronave, ajo u shpreh se “votimi nuk u mbyll pasi ka disa faza”.

“Hapet votimi, thirren emrat, shprehen dhe mbyllet votimi duke u deklaruar rezultati. Meqenëse ju nuk kuptoni se çfarë është parlamentarizmi do t’u them se parlamentarizmi është të qëndrosh në parlament e të votosh në parlament”, iu drejtua ajo deputetëve të opozitës.

Duke sqaruar më pas se ndërsa u hap votimi një deputeti iu bllokua vota dhe në këto kushte detyra e kryetarit të parlamentit është që të mos mohojë votën asnjërit.

“Me kërkesën që kisha nga grupi u ndërpre votimi dhe u rivotua sërish për t’i dhënë mundësi shprehje secilit deputet. Votimi ishte në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën”, sqaroi Topalli.

n.e/NOA

KOMENTE