Tiranë, 23 shtator, NOA – Roli i Britanisë së Madhe është thelbësor për liberalizimin e vizave dhe ne marrjen e statusit të vendit kandidat nga BE, pasi ky proces ndikon drejtpërsëdrejti në paqen dhe stabilitetin në rrajon.
Kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi që zhvilloi sot me deputetin Pritchard, në krye të një delegacioni të grupit të Miqësisë Shqipëri-Angli.
Topalli vlerësoi më tej rritjen e shkëmbimeve mes dy parlamenteve dhe kërkoi që vizitat e ndërsjellta të autoriteteve parlamentare, të shtohen.
Nga ana e tij, deputeti Pritchard.theksoi se mbështetja dhe gatishmëria e qeverisë, parlamentit dhe institucioneve britanike ndaj Shqipërisë, do të vazhdojë.
Pritchard tha më tej se ka një lobim dhe mbështetje të konsiderueshme të përfaqësuesve nga dhoma e Lordëve dhe deputetëve në Britani, për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim evropian.
Më tej, biseda u përqendrua në zhvillimet në Shqipëri, ku i kërkoi nismat për ardhjen e bizneseve britanike në Shqipëri, ku kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria edhe pse një treg i vogël, është një kordinatë kyçe për rrajonin, sepse investimet në këtë vend, janë investime për zhvillimin ekonomik të Ballkanit.
n.e/NOA