English

Vetëvendosje! krijon sot Këshillin për Zhvillimin në Therandë

Therandë, 23 shtator, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! krijoi sot Këshillin për Zhvillimin e Qendrës në Therandë, i cili pason këto organe të ngritura ditët e fundit në qytete të ndryshme të Kosovs si Pejë, Prizren etj.

Bëhet me dije se në mbledhje u diskutua për rolin e këshillave nëpër qendra, për strukturimin e përgjithshëm të lëvizjes, rolin e këshillit të Therandës në formimin e pikave të lëvizjes gjithandej nëpër Therandë, përgatitjen për zgjedhjet e brendshme në qendra brenda lëvizjes, gjendjen aktuale politike dhe detyrat që e presin Lëvizjen Vetëvendosje! në të ardhmen.

Mbledhjen e hapi Liburn Aliu, ndërkaq fjalën e rastit e mbajti Albin Kurti. Pas tij, për historikun e Lëvizjes Vetëvendosje! në Therandë foli Brahim Thaçi, ndërsa Hysen Durmishi u veçua në detyrat, përgjegjësitë dhe organizimin në këshill.

Në mbledhje u publikuan edhe emrat e anëtarëve të këshillit për zhvillimin e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Therandë.

n.e/NOA

KOMENTE