Lezhë, 23 shtator, NOA – Forcat e policisë së Lezhës, kanë arrestuar në flagrancë 15-vjeçarin me inicialet F.L, me banim në fshatin Reps të Mirditës.
Siç bëhet me dije prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme, rreth orëve të para të mëngjesit, ky person ka tentuar të vjedhë makinën e një burri me inicialet T.M, të cilën e kishte të parkuar pranë lokalit të tij.
Më pas, bëhet me dije se i mituri me inicialet F.L. ka vjedhur edhe biçikletën e një personi me inicialet I.S., me të cilën do të largohej nga vendi i ngjarjes, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të të miturit 15-vjeçar, për veprime të mëtejshme proceduriale.
n.e/NOA