English

ZMK: Rama të tregojë ku i çoi 1.1 mld USD fonde për të rinjtë

Tiranë, 23 shtator, NOA – Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve (ZMK) ka kërkuar sot publikisht informacion mbi ato që i ka cilësuar si rastet të abuzimeve në Bashkinë e Tiranës në lidhje me projektin e Bankës Botërore prej 1.1 milionë dollarësh që i janë dhënë këtij institucioni për të mbështetur rininë e kryeqytetit.

Si edhe në të njëjtën kohë, kërkon që ky institucion të publikojë të ardhurat nga pagesat e udhëtarëve, subvencionimin për transport, të ardhurat e nxjerra nga abonetë e autobusëve.

“Për këtë arsye, ne po ju bashkëngjisim 2 ankesa publike të Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe të Komisionit Qytetar për Transparencë Bashkiake që demaskojnë pikërisht këto skema abuzimi nga kryetari i Bashkisë, Edi Rama dhe punonjës të tjerë të saj dhe të Parkut të Transportit Urban të Udhëtarëve”, tha në deklaratën e tij me këtë rast, Altin Goxhaj, drejtor ekzekutiv i ZMK-së.

n.e/NOA

KOMENTE