English

Ahmedinexhad “bombë” në OKB: SHBA e shkaktoi vetë 11 shtatorin!

Nju Jork, 24 Shtator, NOA – Një skandal i vërtetë është cilësuar nga mediat e huaja fjalimi i presidentit iranian, Mahmud Ahamdinexhad, fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Kjo pasi shumë anëtarë delegacionesh kanë nisur ta bojkotojnë atë dhe të largohen të inatosur nga salla, ndërsa ai nisi të flasë për të ashtuquajturin sipas tij, teori e komplotit, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë vetë pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Ahmedinexhad tha konkretisht se “segmente në qeverinë amerikane mund të kenë qenë të përziera në kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit, me qëllim që të përmirësohet ekonomia amerikane, të rritet ndikimi amerikan në Lindjen e Mesme dhe të sigurohet mbijetesa e Izraelit”.

Disa prej diplomatëve në mesin e tyre e lanë menjëherë sallën në këtë moment, ndërsa para Ahmedinexhadit, presidenti amerikan Barak Obama në fjalimin e tij, kishte deklaruar se po përpiqej që të realizonte për zgjidhje diplomatike të konfliktit me Iranin. “Por udhëheqja në Teheran duhet ta dëshmojë se me programin e saj bërthamor ka vetëm qëllime paqësore”, tha ai.

Ndërkaq, misioni amerikan në OKB lëshoi një deklaratë menjëherë pas fjalimit të Ahmedinexhad, përmes të cilës ka dënuar komentet e liderit iranian, duke i quajtur “teori konspirative të kota dhe dokrra antisemitike”. n.e/NOA

KOMENTE