Tiranë, 24 Shtator 2010 NOA – Akuzat e Ilir Metës se unë kam bërë një puç qeveritar janë më së paku qesharake, reagoi para pak minutash përmes një deklarate për media, ministri i larguar i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Për herë të parë sot, Prifti pranoi publikisht se lidhjet me Metën në tërë këto vite i kanë shkaktuar siç tha ai, vetëm trishtim e nga ana tjetër e cilësoi si një kloun që gajas njerëzinë.
“Marrëdhëniet 10 vjeçare me Ilir Metën me kane sjelle shume here trishtim ne jetën time, por sot me kane bere te qesh me gjithë shpirt. Unë qenkam korrier i Edi Rames! Unë qenkam pucist ndaj Sali Berishes! Unë i paskam bere oferte Ilir Metes te behet kryeministër ne emër te Edi Ramës”.
Në këtë pikë, Prifti i konsideroi deklaratat e sipërpërmendura të Metës si “plotësisht qesharake” dhe shtoi:
“Jam tallur disa here kohet e fundit me këtë klloun, qe vdes per t’u bere kryeministër, dhe kam mësuar prej tij kulisat dhe makinacionet qe shpreson ta ribëjnë kryeministër me votat e PS”.
Prifti tha më tej se Meta ka mbi 2 muaj qe komunikon me Edi Ramën duke i ofruar votat atij për te rrezuar Berishën ne Parlament, duke i kerkuar qe te jete vete kryeministër.
Kurse theksoi se “unë kam qene pengese e planit te tij sepse kam qene vota nr.71 per Sali Berishën”.
Në përfundim të deklaratës së tij, Prifti tha se “Sali Berishën e kam informuar per keto tratativa te Ilir Metes prej kohesh” dhe bëri një ftesë: “Qeshni te gjithë me Ilir Metën, se më qesharak se sot nuk e ka bere ndonjëherë veten”.
e.r/NOA