English

Akuzat e PS për Kuliçaj, reagon Policia e Shtetit: Janë shpifje

Tiranë, 24 shtator, NOA – Lidhur me akuzat e artikuluara sot nga deputeti socialist, Taulant Balla për përfshirjen në një rrjet kriminal të zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, Arian Kuliçaj ka reaguar pasdite edhe Policia e Shtetit.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PSH-së, Klejda Plangarica deklaroi se “Akuzat e ngritura sot nga Partia Socialiste janë të pavërteta.

Ajo theksoi sakaq zoti Kuliçaj vijon punën më përgjegjësi punën e tij në Policinë e Shtetit, ndërsa i cilësoi presionet e PS-së si të papranueshme.

Policia e Shtetit i ka ftuar të gjithë faktorët të denoncojnë korrupsionin, duke i kërkuar Partisë Socialiste të faktojë akuzat që lëshon.

Akuzat se zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Arian Kuliçaj drejton një grup kriminal të kontrabandës së naftës dolën në pah sot në një konferencë për shtyp të deputetit Taulant Balla.

Deputeti Taulant Balla përmendi nga selia rozë duke cituar ish ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, një nga akuzat e këtij të fundit, që përfshinin në një aferë kontrabande zëvendësdrejtorin e Policisë së Shtetit, Arian Kuliçaj, një ish bodiguard i kryeministrit Sali Berisha.

Balla theksoi se Kuliçaj drejton një rrjet kriminal, andaj ai kërkoi që Prokuroria të nisë hetimet për zbardhjen e kësaj akuze që përfshin një nga krerët e policisë së shtetit.

mit/NOA
KOMENTE