Shkup, 24 shtator, NOA – BDI sërish ka shprehur kritika ndaj PDSH-së lidhur me qasjen e saj për procesin e lustrimit.
“Edhe njëherë u tregua se proceset të cilat duhet të jenë në favor të demokratizimit të vendit keqpërdoren për politikë ditore dhe për përfitimin e qëllimeve të ulëta politike.
Ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike të ndërpresin me sulmet joparimore me të cilat merren ditëve të fundit. U tregua se qëllimi i këtyre sulmeve është diskreditimi politikë e rivaleve të tyre. Kjo është një skenar i parë më herë dhe i sigurojmë se nuk do të kenë sukses në këtë drejtim”, theksoi për INA, deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi.
Sipas tij, është për të habitur se këto sulme vijnë nga një subjekt politik, krerët e së cilit disa herë janë përmendur si bashkëpunëtorë të strukturave të ndryshme që kanë pasur për qëllim për t’i përçarë subjektet shqiptare.
NOA-INA