Shkallnur, 24 shtator, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 40-vjeçarit Besnik Ferizaj, pasi ndaj tij rëndon vepra penale e njoftimit të rremë në organet e rendit.
Kjo pasi ai dyshohet se dy ditë më parë, gjatë orëve të pasdites, ka telefonuar në sallën e policisë së Durrësit ku ka dhënë njoftim të rremë për një vrasje me armë zjarri në fshatin Shkallnur.
Pas identifikimit të autorit të dyshuar, nga ana e policisë po punohet për kapjen e tij.
Ndërsa materialet e para hetimore për veprën penale të njoftimit të rremë në organet e rendit, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA