English

Financat arrijnë pakt me tregtarët: Vendosja e kasave shtyhet në fund të vitit

>> Financat flasin për kasat fiskale

>> PS: Kasat, mjet fitimi i Qeverisë

>> Bode, garancitë që i jep biznesit

Tiranë, 24 shtator, NOA – Ministria e Financave ka arritur që të sigurojë një marrëveshje me tregtarët e Medresesë, sa i përket konfliktit të lindur mes tyre për vendosjen e kasave fiskale.

Lajmi bëhet me dije për agjencinë NOA pasi sapo ka përfunduar takimi mes dy palëve në mjediset e ministrisë, ku duket se është konkluduar që tregtarëve t’u lihet një afat kohor deri në pajisjen e tyre me kasa fiskale, vendosja e të cilave përbën një kush të panegociueshëm për qeverinë.

Ajo për të cilën është rënë dakord me tregtarët, është konkretisht fakti se deri në fund të vitit, ata nuk do të gjobiten prej organeve tatimore, nëse nuk pajisen me kasa fiskale.

Dhe deri atëherë, presupozohet që mes palëve të jetë gjetur një zgjidhje e mundshme për pajisjen me sa më pak pasoja financiare për tregtarët ambulantë.

Këta të fundit, prej tre ditësh, në mjediset e tregut industrial të Medresesë, kanë zhvilluar protesta në kundërshtim me vendimin e tatimorëve për pajisjen e tyre me kasa fiskale, duke i konsideruar si mjaft të shtrenjta.

n.e/NOA

KOMENTE