English

Gjyqtarët sot në Konferencën Gjyqësore, pritet zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLD

Tiranë, 24 Shtator, NOA – Anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të përzgjidhen sot gjatë Konferencës Gjyqësore, e cila pritet të mblidhet sot në praninë e gjyqtarëve nga i gjithë vendi.

Lajmi i bërë me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, tregon sesi kjo mbledhje e parashikuar të zhvillohet tek “Xibraku” do të mund të përfundojë procesin e iniciuar në muajin korrik, kur u vendos që Konferenca të mblidhej edhe jashtë ligjit pasi ajo ishte bllokuar shfuqizimi i ligjit që rregullonte mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj.

Ka shërbyer pikërisht takimi i korrikut për të unizuar gjithë gjyëtarët e ndarë në dy grupe, mbi mbledhjen e tyre për përzgjedhjen e anëtarësisë së re të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pasi ka kaluar një kohë e gjatë për këtë proces.

Ligjërisht Konferenca duhet të mblidhet me ligjin e posaçëm, por ai ende nuk është miratuar nga parlamenti duke bllokuar punën e sistemit të drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti.

n.e/NOA

KOMENTE