English

Ilaçet kundër diabetit: ndalohet shitja e Avandia në Evropë dhe SHBA

Shitja e Avandia, ilaçit kundër diabetit do të pezullohet nga tregjet amerikane dhe evropiane. Lajmi bëhet i ditur nga "New York Times”, duke deklaruar se vendimi u mor bashkërisht nga organizatat amerikane dhe evropiane të kontrollit të ilaçeve.

Sipas këtij vendimi, këto pilula kundër diabetit do të pezullohen krejtësisht në Evropë, ndërsa në SHBA, pacientët mund ti përdorin vetëm nëse mjekët e tyre do të marrin personalisht përgjegjësinë dhe do dëshmojnë se kanë provuar çdo ilaç tjetër diabeti pa rezultat.

The European Medicines Agency tha se ka tërhequr autorizimin për shitjen e këtij ilaçi. Kompania GlaxoSmithKline (prodhuesja e këtij medikamenti) vazhdon të theksojë se Avandia është një trajtim i rëndësishëm për pacientët me diabet të tipit 2".

Food and Drug Administration njoftoi se ka urdhëruar Grupin GlaxoSmithKline, prodhuesin e Avandia të ndalojë studimin e diskutueshëm krahasues të ilaçit me një ilaç analog Actos.

Food and Drug Administration tha gjithashtu se pacientët do të marrin një recetë të re për Avandia, nëse nivelet e sheqerit në gjak nuk mund të kontrollohen me medikamentet e tjera.

Avandia ishte deri pak vite më parë ilaçi më i shitur në botë kundër diabetit, por shitjet e tij janë ulur gradualisht që nga viti 2007, kur një studim në SHBA i kardiologut Steven Nissen në Cleveland Clinics demonstroi se ilaçi në fjalë rrit rrezikun e atakut kardiak.

a.e./NOA

KOMENTE