Juventus mund të ketë gjetur mesfushorin ideal për skemat e teknikut Delneri. Bëhet fjalë për Jucilei da Silva, 22 vjeç, mesfushori i qendrës së Corinthias.
Ditënt e fundit, disa vëzhgues të klubit juventin u panë në Urbano Caldeira të San Paolo dhe kjo me rastin e ndeshjes Santos – Corinthias, për të parë talentin.
Skuadra e tij fitoi me rezultatin 3 me 2, ku pjesëmarrja e tij në lojë ishte tepër e rëndësishme dhe duhet thënë se krijoi një lojë të përkryer.
Një detaj tjetër për këtë lojtar është se ai ka bërë dhe paraqitjen e tij me përfaqësuesen braziliane. r.b/NOA