English

Kushtetuesja: Sejdiu shkeli rëndë Kushtetutën

Prishtinë, 24 shtator, NOA – Duke mbajtur njëkohësisht postin e presidentit të Republikës dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu e ka shkelur seriozisht Kushtetutën e Kosovës.

Ky ka qenë përfundimi me të cilin kanë dalë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur pranë saj nga 31 deputetë të Kuvendit të Kosovës, më 25 qershor të vitit 2010.

“Gjykata konstatoi, me shumicë votash, se kërkesa e dorëzuar më 25 qershor 2010 është e pranueshme. Gjykata gjithashtu konstatoi se ka shkelje serioze të Kushtetutës së Kosovës, respektivisht të Nenit 88.2, nga Shkëlqesia e tij, Fatmir Sejdiu, duke mbajtur njëkohësisht postin e Presidentit të Republikës dhe të kryetarit të partisë politike Lidhja Demokratike e Kosovës", thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese”, citon vendimi i Kushtetueses për Sejdiun.

Iniciuesi i kësaj çështje, ka qenë deputeti Naim Rustemi, i cili ka mbledhur edhe nënshkrimet e deputetëve të tjerë të interesuar.

n.e/NOA

KOMENTE