English

Nis sot nga puna komisioni hetimor për masakrën e Tivarit

Tiranë, 24 Shtator, NOA - Komisioni hetimor parlamentar, i ngritur pak kophë më parë nga Kuvendi për hetimin e masakrës të Tivarit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka në rend të ditës për të zhvilluar mbledhjen e tij të parë.

Takimi i parë i parashikuar që të mbahet sot në sallën e Byrosë së Kuvendit, pritet që të nisë konkretisht nga puna për shqyrtimin e të gjitha fakteve dhe rrethanat e masakrës së Tivarit të ndodhur në vitin 1945.

Komisioni hetimor parlamentar për masakrën e Tivarit, u votua nga parlamenti pas akuzave direkte që mbërritën në drejtim të ish-presidentit komunist Ramiz Alia, për përfshirjen në të, nga kryeministri ali Berisha.

Sipas këtij të fundit, Alia duhet të japë llogari mbi atë që ka ndodhur 65 vjet më parë, ku sipas tij, ai mban përgjegjësi direkte për vrasjen e shumë shqiptarëve në Tivar.

Ky komision ka vendosur ta zhvillojë këtë hetim parlamentar duke e shtrirë verifikimin e rrethanave dhe situatave, edhe jashtë Shqipërisë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se Ramiz Alia do të jetë një nga dëshmitarët e parë që do të thirret të dëshmojë para deputetëve të komisionit mbi ngjarjen e fshehur në vite.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për gjenocid, të cilat duhet t’i vërtetojë për mosekzistencë, pikërisht, gjatë seancave që do të zhvillojë në vijim komisioni hetimor për masakrën e Tivarit.

n.e/NOA

KOMENTE