English

Rama: Tirana, një lokomotivë që ka transformuar tërësisht gjithë Shqipërinë

Tiranë, 24 shtator, NOA - “Sfida e madhe e Shqipërisë është të bëhet pjesë e Europës pasi është një vend që e ka pasur larg për shumë vite me radhë Europën dhe të gjithë jemi të lumtur që Shqipëria tani më është në prag të kapërcimit të kufirit të saj pa viza”.

Kështu ka pohuar kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në një takim me kryetarët e bashkive të Ballkanit, takim i cili po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Sipas tij, “kthimi i Tiranës në një metropol të të gjithë shqiptarëve po bëhet duke shëruar plagët e rënda të viteve ’90 në pikëpamjen e cënimit të hapësirave publike dhe kaosit urban”.

“Tirana sot është bërë shembulli i shpresës se një jetë me standardet e Evropës është i mundur edhe në një qytet të vendit tonë, një lajm i mirë ky për Shqipërinë që deri tani e kanë parë nga jashtë përmes një stereotipi, i cili dëmtoi dhe pengoi shumë bashkëqytetarët tanë që u larguan jashtë vendit në përpjekjen për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Sipas Ramës, Tirana është kthyer në një lokomotivë që ka transformuar tërësisht edhe tërë vendin.

n.e/NOA

KOMENTE