English

Ranieri, e ardhmja në dy ndeshjet e ardhshme

Katër ditë dhe dy ndeshje. Menjëherë pas humbjes me Brescian tashmë e ardhmja e Ranierit është vënë në dyshim të madh dhe do të jenë pikërisht dy ndeshjet e ardhshme të cilat do të vendosin fatin e teknikut italian.

Ditën e shtunë ekipi i Romës do të ketë një përballje tepër të vështirë kundrejt Interit, ku në këtë ndeshje Ranieri do të kërkojë me patjetër fitoren.

Ndërsa vjen dhe një tjetër sfidë e rëndësishme që i pret kryeqytetasit pasi do të përballen me Cluj për Ligën e Kampionëve.

Specialistët shprehen se është një ndeshje në të cilën nuk pranohet një hap fals i Romës.

r.b/NOA

KOMENTE