English

Tregtarët e Medresesë sërish në protestë, sot duan patjetër takim me Boden

Tiranë, 24 Shtator, NOA – Mëngjesi i ditës së sotme ka shënuar ditën e tretë të protestës tregtarët e tregut të madh në zonën e Medresesë në Tiranë, kundër instalimit të kasave fiskale, por ndryshe nga dje, ata nuk e kanë bllokuar qarkullimin rrugor, duke lejuar makinat të ecin lirisht.

të rekomanduara nga organet tatimore, duke shkaktuar bllokim të trafikut për më shumë Përveç kërkesës së tyre për mosvendosjen e kasave fiskale, pasi i konsiderojnë mjaft të shtrenjta me çmimet 400-700 euro, ata sot kanë paraqitur edhe kërkesën për një takim me ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Ky i fundit, deklaroi dje publikisht lidhur me këtë çështje se vendosja e kasave do të vijojë edhe pas protestave të tregtarëve, si një objektiv i Drejtorisë së Tatimeve që prej një viti dhe se ka qenë pikërisht kundërshtimi i bizneseve i cili ka shkaktuar zvarritjen e këtij procesi.

Por mesa duket, një sqarim i tillë nuk i ka bindur dhe qetësuar aspak tregtarët, duke i bërë që të dalin sërish në protesta kundër masës së tatimorëve për pajisjen e tyre të detyrueshme me kasa fiskale.

Për këtë arsye, tregtarët kërkojnë patjetër zgjidhje dhe negociata me qeverinë lidhur me këtë çështje, pasi sipas tyre, në të kundërt, do të vazhdojnë protestat, e për këtë, janë duke qëndruar ende në trotuaret e rrugës.

n.e/NOA

KOMENTE