English

Tuneli pranë bankës “Intesa”, të dyshuarit: Policia gënjen, po gërmonim për kasafortë

Tiranë, 24 Shtator 2010 NOA - Tahir Blegu dhe Taulant Troplini, të akuzuar për planin e vjedhjes së bankës Intesa San Paolo (Ish Banka Italo-Shqiptare e më tej Banka Amerikane) kanë mohuar sot akuzat e tyre para gjykatës qoftë dhe atë të vjedhjes të mbetur në tentativë.

Belegu ka pretenduar sot para gjykatëses Majlinda Doga se ishte ndërtues, si dhe ishte duke bërë një kasafortë në mur për të ruajtur paratë. Sipas tij ai kishte marrë lejë ndërtimi në Durrës, ndërsa ambientin e marrë me qira do ta kthente në zyrë.

I dyshuari Belegu ka pretenduar se në ambientet e marra me qira kishte edhe çimento ku do të mbyllte kasafortën.

Ndërkohë që i pandehuri tjetër Taulant Troplini nëpërmjet avokatit të tij pretendoi para gjykatës se që prej vitit 2003 kishte raport pasi vuante nga çrregullime mendore.

Dy të pandehurit kanë kërkuar lirimin e tyre. Prokuroi i parashtroi gjykatëses të gjitha provat që kishte në ngarkim të të pandehurve.

Sipas akuzës ata kishin më shumë se një muaj nënë hetim, ndërsa është provuar që do të kryenin grabitjen e bankës Instesa San Paolo, muri i të cilës ishte ngjitur me ambientin e marrë me qira nga dy të pandehurit.

Për këtë arsye prokurori kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, masë kjo e vendosur nga gjykata. të pandehurit ranë në pranga dy ditë më parë në sajë të operacionit të koduar “Urithi”.

e.r/NOA

KOMENTE