English

Dashuronte vajzën, babai merr peng dhe rreh djalin

Obliq, (Kosovë), 25 shtator, NOA – Një historie dashurie mes dy të rinjve është kthyer në një sherr mes familjeve. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë raporton se një djalë i ri është marrë peng dhe më pas është dhunuar nga një person, që ka qenë babai i vajzës që dashuronte.

Ngjarja ka ardhur pasi i ati i vajzës ka marrë vesh për lidhjen e saj me të riun. Duke e mos e aprovuar këtë lidhje, i ati e ka ndalur djalin në rrugë dhe duke e kërcënuar e ka futur me dhunë në makinë.

Më pas kanë ndalur në një prej zonave periferike të Obiliqit, konkretisht në fshatin Shipitullë, dhe aty e ka qëlluar atë më grushte dhe me sende të forta duke e porositur që të mos i afrohej më vajzës së tij.

Ngjarja ka ndodhur me datën 23 shtator në orën 12:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Policia nuk i ka bërë të ditur emrat e personave të përfshirë në ngjarje, ndërsa ka saktësuar se bëhet fjalë për shtetas me kombësi shqiptare.

Por vetëm sot Policia e Kosovës ka bërë të mundur ndalimin e babait të vajzës pas denoncimit që bëri i riu.

Policia ka bërë ballafaqimin e dëshmive dhe ka marrë në mbrojtje djalin. Ndërkohë që babai i vajzës është nën akuzë për rrëmbim dhe dhunim personi.

a.k/NOA

KOMENTE