English

Delvinë, masakrohet 75-vjeçarja nga grabitësi i banesës

Delvinë, 25 shtator, NOA – Një 30-vjeçar nuk është mjaftuar vetëm me vjedhjen e të gjitha sendeve me vlerë që ka gjetur në shtëpinë e dy të moshuarve, por edhe ka ushtruar dhunë mbi ta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mesapotam të Delvinës dhe autori saj është qytetari nga Vlora Vaip Kapaj. 30-vjeçari ka hyrë me dhunë në banesën e dy të moshuarve. Pasi është ndjerë gjatë vjedhjes nga 78-vjeçarja Uranie Thanasi, Kapaj e ka sulmuar atë duke i shkaktuar dëmtime serioze. Ai e ka goditur me sende të forta në kokë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka shokuar banorët e zonës, duke qenë se dhuna e ushtruar ndaj 78-vjeçares ka qenë mizore. Thanasi është shtuar në spitalin e Sarandës dhe është duke marrë ndihmën e specializuar të mjekëve.

Pas denoncimit të ngjarjes policia e Delvinës Sarandës dhe Vlorës është vënë në lëvizje për të kapur autorin.

Ndalimi i Kapaj u bë sot në qytetin e Sarandës, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

a.k/NOA

KOMENTE