Prishtinë, 25 Shtator, NOA – Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë me Serbinë për çështje praktike të interesit të ndërsjellë, si një shtet me një tjetër.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Nju Jorkut, ku ka theksuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vënë qartë në dukje rrethanat faktike dhe ligjore që janë të veçanta për Kosovën dhe prandaj e quajti të ligjshme pavarësinë e saj.
Në ligjëratën me temë “Konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës: Implikimet praktike të Mendimit të Gjykatës Botërore”, ministri i Jashtëm ka folur për punën që është bërë dhe përpjekjet që po bëhen në drejtim të konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës.
Sipas tij, opinioni i shprehur nga Haga se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, konfirmon se nuk ka asnjë arsye ligjore dhe politike për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të vonojnë më tej njohjen e tyre.
Duke përfunduar kështu, me theksimin e faktit se tani do të vijnë duke u shtuar njohjet e reja për shtetin e pavarur të Kosovës.
n.eNOA