Stokholm, 25 shtator, NOA – Kërcënimet për bomba dhe akte terroriste vazhdojnë të sjellin probleme. Sot një aeroplan me 273 persona në bord ka bërë ulje të detyruar në aeroportin Arlanda të Stokholmit në Suedi. Ulja e detyruar e avionit është bërë pas alarmit për bombë që kompanitë ajrore kanë marrë për ketë linjë.
Aeroplani me 273 persona në bord ishte nisur sot nga Kanadaja drejt Pakistanit. Ulja e tij u bë në Suedi duke qenë se ishte pista më e afërt për avionin.
Kanë qenë autoritet kanadeze ato që janë informuar për se një nga udhëtarët kishte lëndë shpërthyese me vete.Policia arrestoi pasagjerin e dyshuar, por pa e evakuuar aeroplanin e linjës Toronto-Karaçi.
a.k/NOA