English

Ministria e Kulturës maqedonase reagon për projektin “Sheshi Skënderbeu”

Shkup, 25 shtator, NOA – Ministria e Kulturës Maqedonase ka kontestuar projektin për sheshin “Skënderbeu” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një projekt i ideuar nga komuna e Çairit.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska- Milevska theksoi se realizimi i këtij projekti duhet të marrë miratimin e Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe të realizohet në përputhje me Ligjin për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me qëllim që të mos rrënohet pamja e kësaj hapësire të vjetër monumentale.

“Komuna e Çairit mund të ketë ndonjë projekt-ide në kuadër të Çarshisë së Vjetër, por çfarëdo projekti që realizohet duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe miratimin e Ministrisë së Kulturës”, deklaroi ministrja Kançevska- Milevska.

Sipas saj, për realizimin e kësaj projekt ideje nuk janë kërkuar mjete nga Ministria e Kulturës. Kryetari i komunës së Çairit dhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dje prezantuan video-projeksionin e projektit të sheshit “Skënderbeu”, që duhet të startojë të realizohet nga muaji dhjetor i këtij viti.

Në kuadër të këtij projekti është paraparë ndërtimi i parkingjeve nëntokësore, zonë kalimtarësh nëpërmjet bulevardit “Goce Dellçev, tarracë qyteti mbi dyqanet, që do të lidhin sheshin “Maqedonia ku po realizohet projekti “Shkupi 2014” dhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

NOA-INA

KOMENTE