Tiranë, 25 Shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 25 Shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme përgjigjen e kreut të LSI, Ilir Meta ndaj akuzave të hedhura nga ish-ministri Prifti, duke e akuzuar e ai i bëri ofertë për puç parlamentar, për të rrëzuar Berishën. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve universiteteve, ndërsa kanë publikuar listat me fituesit e fazës së dytë të tyre. Gazetat paraqesin edhe intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës” nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, teksa ndodhej në Nju Jork, në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Meta: Prifti do bënte puç parlamentar”, i cili citon deklaratat e bëra dje nga zv/kryeministri, në kundërpërgjigje të akuzave të hedhura nga Prifti dy ditë më parë gjatë një interviste televizive.
Një artikull tjetër i kësaj gazete me këtë argument është dhe ai me titullin “Pensionet e ushtarakëve, miratohet VKM”.
“Universiteti i Tiranës, lista me fituesit e fazës së dytë në degët kryesore”, është artikulli referuar listave të reja në universitete, faza e dytë e regjistrimeve.
“Kasat, tërhiqet qeveria: Afat deri në fund të vitit për vendosjen e tyre”, është një artikull që citon detaje nga takimi i djeshëm në ministrinë e Financave mes tregtarëve dhe zyrtarëve.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Ia ofroi Rama/ Meta: Prifti më kërkoi puç për të rrëzuar Berishën”, i cili tregon akuzat për puç parlamentar të hedhura dje nga Meta publikisht ndaj Priftit, pasi tha edhe se ky i fundit ka bërë pakt me Ramën për një gjë të tillë.
Ndërkaq, po lidhur me këtë argument, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Edi Rama: Meta sheh vazhdimisht ëndrra si kryeministër”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Policia: Akuza politike ndaj nesh”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Bode: Shtyhet afati për kasat fiskale, deri në fund të dhjetorit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “I shoqi vret drejtuesen e rrugës së Nënë Terezës”, i cili tregon detaje nga krimi i djeshëm dje në Tiranë, ku një krimi i djeshëm dje në Tiranë, ku një çift u gjend i vrarë brenda në banesë.
“Topi: Të ribëhet marrëveshja me Greqinë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet intervistës së presidentit për VOA-n.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Korçë. Dalin fotot e prostitucionit, arrestohet tutorja”.
“Edhe Elvis Pupa martohet” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Meta-Prifti, akuza për puç ndaj Berishës”, i cili tregon gjithashtu akuzat e bëra nga zv/kryeministri Ilir Meta kundër ish-ministrit të tij, Dritan Prifti për puç parlamentar, i shtyrë nga Rama.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Topi: Nuk jam trembur nga presionet politike”.
Ndërsa çështja e ndërtimeve, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Lejet e ndërtimit, dy drejtorë në Prokurori”.
“Dokle: Berisha, plan juridik barbar për materialet zgjedhore” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Meta: Rama, puç qeveritar duke përdorur Dritan Priftin”, i cili i referohet sërish përgjigjes së kreut të LSI, Ilir Meta ndaj akuzave të hedhura nga ish-ministri Prifti, duke e akuzuar e ai i bëri ofertë për puç parlamentar, për të rrëzuar Berishën
Në vijim të këtij argumenti do të lexoni “Rama: Protesta në prag të heqjes së vizave”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Qeveria: Biznesi i vogël, vlera e kasave do të zbutet nga taksat”.
Ndërsa në rubrikën “arsim” do të lexoni “Universitetet/ Shpallen fituesit e fazës së dytë, lista e plotë”.
n.e/NOA