Angli, 25 shtator NOA - Sapo është mbyllur super-sfida e kësaj jave në Kampionatin Anglez të Premier League, ajo midis Çelsit dhe Manchester City, ku fitues ka dalë ekipi i drejtuar nga tekniku italian Roberto Mancini.
Mund të themi se ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar nga të dyja ekipet, duke përjashtuar një traversë të Ivanoviç në pjesën e parë dhe golin e fitores për City, i cili erdhi në minutën e 14 të pjesës së dytë dhe mban si autor sulmuesin argjentinas, Carlitos Tevez. Kjo ka qenë humbja e parë në kampionat për skaudrën e teknikut italian Ançeloti, ku tashmë me këtë fitore Manchester City është vetëm katër pikë pas kryesuesve të Çelsit.
r.b/NOA