English

Rekordi i ri Guiness, dy binjaket më të moshuara – 98 vjeçe

Paris, 25 Shtator, NOA – Deri tani, ishim mësuar që në listën e rekordeve Giuness të hynin persona të cilët mburreshin për moshën e tyre, duke thënë shifrat sa më maksimale të mundeshin.

Por ama këtë herë, bëhet fjalë për dy persona që kanë hyrë së bashku në rekordet Guiness, edhe pse me një moshë jo fort të madhe sa të tjerat, që e kanë merituar këtë çmim.

Fjala është për dy binjaket më të moshuara të botës, të cilat kapin një shifër prej 98 vitesh.

Mësohet se ato quhen përkatësisht, Raymonde dhe Lucienne, 98 vjeçe dhe jetojnë që të dyja në kryeqytetin e Francës, Paris.

Ato janë të parat që kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guiness si binjake.

n.e/NOA

KOMENTE