Tiranë, 25 shtator, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha si zyrtarin përgjegjës për rritjen e çmimit të kasave për biznesin. Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist Eduard Shalsi tha sot se rrija e çmimit nga 450 deri në 600 euro është një skemë abuzive e kryeministrit Sali Berisha.
Duke përshkruar gjithë skemën e ndjekur nga ministri i Financave dhe mos dhënien e përgjegjës për kërkesat që i kanë dërguar tregtarët, Shalsi shtoi se “mesa duket Ridvani qenka vetëm pjesë e skemës, sepse koka e vërtetë është Sali Berisha”.
Shalsi kërkoi nga kreu i qeverisë që të mos vërë në zbatim skemën që u shton barrën fiskale tregtarëve.
“Sali Berisha duhet ta kuptojë se nuk janë kasat por është korrupsioni me kasat që nuk duan dhe nuk do të paguajnë shqiptarët”, tha Shalsi.
Ai shtoi se kreu i qeverisë nuk tha asnjë fjalë për dhunën e ushtruar tek tregtarët tek rruga 5 maji, “ një pjesë e të cilëve po ndiqen penalisht, nuk tha asnjë fjalë se përse
kosto e kasave është kaq e lartë dhe për më tepër asnjë ndjesë për mundimin
që i ka shkaktuar mijëra e mijëra biznesmenëve”.
Sipas Shalsit skema e re vendosjes së kasave “nuk cenon fitimet e oborrit të” kryeministrit “por tashmë kërkon të fusë duart përsëri tek buxheti i pushtetit vendor”.
a.k/NOA