Tiranë, 25 shtator, NOA – Vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent edhe gjatë gjithë ditës së nesërme, ku në zonat malore ato do të jenë me intensitete më të larta. Mesdita do të sjellë pauzë të pushimit të shirave në pjesën më të madhe të territorit.
Më poshtë, gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me shira te dendur ne zonat bregdetare, por me shira me intensitete me te dobeta ne pjesen tjeter te territorit te vendit. Mbremja dhe nata do te zhvendose shirat vetem ne zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne
vend. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det duke arritur shpejtesine 38 km/h. Drejtimi i eres do te jete nga jugperëndimi ndersa dallgezimi ne det do te mbetet 4 balle.
Europa
Europa juglindore do te karakterizohet nga vranesira dhe shira te konsiderueshem ku me problematike do te mbeten rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit pasi shirat do te vijojne te jene me intensitet te larte. Problematike ne keto zona do te jete dhe renia e menjëhershme e temperaturave. Po ashtu me vranesira dhe shira paraqiten vendet
Nordike si edhe nje pjese e qendres se kontinentit por shirat do te jene ne sasi me te pakta. Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit evropian do te jete me kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia, Greqia alarmojne shira te konsiderueshem dhe ere te forte;
Ballkani Verior rrezikon rrebeshe shiu dhe ere te forte;
Skandinavia do te mbetet me stuhi te forta ere.
n.e/NOA